Ceca flet për koncertin që do ta mbaj sot në Mitrovicë: Vjen me një mision

10:13 | 8 Dhjetor 2018
A Z

Svetlana Ceca Raznatovic ka folur rreth koncertit që do ta mbajë sot në pjesën veriore të Mitrovicës. Ajo ka thënë se nuk ka frikë të shkojë në Kosovë dhe se beson që fëmijët në Kosovë nuk meritojnë të jetojnë me frikë.
Në një prononcim për gazetën serbe Kurirë, Ceca ka thënë se misioni i saj është t’i bëjë njerëzit e lumtur, përcjell Insajderi.

“Fëmijët në Kosovë nuk meritojnë të dëgjojnë zhurmën e armëve dhe të jetojnë me frikë gjatë viteve e sidomos para festave. Njerëzit tanë në Kosovë nuk kanë nevojë për pushime për të pritur pasiguri dhe për t’u çuditur se çfarë do të bëhet nesër, misioni im i vetëm është t’i bëjë njerëzit, e sidomos fëmijët të gëzuar. Kjo është e drejta e tyre që askush nuk mund dhe nuk duhet të ja marr. Fëmijët nuk fajësohen, ata meritojnë të kenë një buzëqeshje në fytyrën e tyre sikurse gjithë fëmijët e tjerë në botë. Unë jam një nënë dhe e kuptoj këtë, kështu që nuk dua të jetoj me frikë dhe shqetësim, ka thënë Ceca.

Ceca ka shtuar se ndoshta do të jetë e vështirë dhe situata nuk është e mirë, mirëpo ky koncert dhe vizita tek populli jonë do t’i jap atyre besimin dhe mbështetje atyre.

“E di, është e vështirë, por nëse situata është ashtu siç është, duhet të jetë pak më e lehtë për njerëzit. Koncerti dhe vizitat e popullit tonë u japin atyre besimin dhe mbështetje. Imagjinoni që nuk keni këtë mbështetje dhe se jeni harruar, kudo që të jeni, kjo është gjëja më e keqe që mund t’ju sjellë. Për t’u kuptuar, koncerti im nuk do të ndryshojë situatën në Kosovë, por së paku do të kthehet pak nga mendimi i jetës së rëndë të përditshme – shpjegon Ceca.

Ceca ka zbuluar po ashtu se është e gatshme të bisedoj edhe me njerëzit në Kosovë.

Ajo ka thënë se për sa kohë që duhet do të jem pranë tyre për të folur dhe nëse mundem edhe do të ju ndihmojë.

Po ashtu Ceca ka folur edhe rreth çmimit për koncert. Ajo ka thënë se në Mitrovicë do të shkojë me zemër për t’i mbështetur njerëzit që janë atje dhe paratë nuk do ta zëvendësojnë lumturinë dhe buzëqeshjen e njerëzve, ka thënë Ceca.

Shpërndaje në rrjete sociale