Kjo është ajo çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë
Organizata “Let’s Do It” do të organizojë “Festivalin e Liqenit” (Lake Festival), buzë liqenit në Badoc. Krahas pastrimit, do të ketë diskutime me nxënës mbi tema mjedisore, lojëra etj. Një autobus do të bëjë transportin pa pagesë për të gjithë të interesuarit. Nisja nga “Hotel Grand” në orën 10:00. (Liqeni i Badocit)
11:00
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, do të bëj përurimin e Stadiumit të futbollit “Liman Gegaj” në Malishevë. (Malishevë)
11:00
“Sbunker” organizon ekspozitë dhe performancë artistike, me temë edukatën seksuale. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)
12:00
“Fondacioni Golden Eagle”, në bashkëpunim me kompaninë “Frutex”, do të dorëzojë zyrtarisht 100 bursa për studime, për studentë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës i Suharekës, Bali Muharremaj. (Objekti i kompanisë “Frutex”, fshati Gelanc, Suharekë)
13:00
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe ministri i Tregtisë e Industrisë, Endrit Shala, do të bëjnë vizitë në një biznes vendës në Gilan. (Kompania “Flutura”, magjistralja Prishtinë-Gjilan)
14:00 – 20:00
Mbahen garat në volejboll për Kupën e Federatës. Marrin pjesë ekipet e para të sezonit vjeshtor 2018, 4 në konkurrencën e meshkujve dhe 4 të femrave. (Pallati i Sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj)
Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...
CR7: Nuk tërhiqem pa i shënuar 1000 gola
BBC shkruan për fitoren e Vetëvendosjes: Albin Kurtit i hape...
Hoxha: Populli vendosi, PDK qëndroi – Uroj që Kosova t’i ket...
Alarm i rremë për bombë në aeroportin “Adem Jashari”
79 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë