Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sonte vizitoi Komitetin Komunal të OBRM-PDUKM-së Çair, ku realizoi takime me anëtarët dhe simpatizuesit e partisë.
Mickoski para të pranishmëve tha se kjo çfarë ndodh është projekt i LSDM-së për nënçmimin dhe shkatërrimin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa paralelisht ka procese rreth përmes kërcënimeve dhe strukturave të ndryshme të godasin ndaj OBRM-PDUKM-së dhe ndaj anëtarët e saj, njofton Telegrafi Maqedoni,
Mickoski theksoi se sipas “Transprency International”, Maqedonia ka ra në vendin e 50-të apo 112 në indeksin e korrupsionit që është diku me Tanzaninë dhe Etiopinë. Mickoski gjithashtu potencoi se proceset që udhëhiqen kundër OBRM-PDUKM-së dhe kundër anëtarëve nën udhëheqjen “Gjyqësi të Kacarskës” dhe “Prokurorisë Ruskoska”.
“Do të paraqitet një dëshmitar i cili do të thotë se si OBRM-PDUKM ka qenë e tillë apo e këtillë dhe OBRM-PDUKM do të paraqitet publikisht si një organizatë kriminale për t’u dhënë atyre legjitimitet ligjor këtyre strukturave të godasin ndaj partisë”, tha Mickoski duke shtuar se LSDM-ja përmes strukturave të saj n gjyqësi, prokurori dhe me dëshmi të porositura kërkon bazë ligjore të mos ekzistojë OBRM-PDUKM.
Mickoski numëroi dështimet e kësaj qeverie në shëndetësi, arsim, reforma në punë dhe politikë sociale, apo të gjithë ato punët që i premtonin gjatë zgjedhjeve kuvendare dhe vendore dhe, siç thotë ai, nuk ka asnjë rezultat.
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...