Një mot tepër i ftohtë e ka kapluar pjesën veriore të Kinës. Autoritetet e qytetit Mohe njoftuan se temperatura ka rënë në minus 41 gradë të martën, minus 42 të mërkurën dhe minus 43.5 të enjten, raporton gazeta “South China Morning Post”. I ftohti filloi të ndihej të hënën, kur temperatura ra menjëherë për 20 gradë.
Si pasojë e këtij moti ekstrem, autoritetet u detyruan që për herë të parë ta aktivizojnë alarmin me dritë të kuqe për qytetin, ndërsa alarmi me dritë të portokalltë u lëshua për tërë rajonin. Dukshmëria horizontale është e kufizuar në 100 metra, por moti i ftohtë nuk i ka frikësuar disa turistë që të dalin jashtë dhe ta ndiejnë të ftohtin në lëkurën e tyre.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një person që e hedh ujin e nxehtë në ajër dhe uji menjëherë kthehet në grimca akulli. Mjegulla e akullt shfaqet vetëm në vendet më të ftohta, kur temperatura bie në minus dyzet gradë. Ajo formohet me kombinimin e lagështisë së madhe të ajrit dhe temperaturave të ulëta, me ç’rast krijohen kristale akulli në ajër, shkruan “CNN”
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...