Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është pajtuar me faktin se Kosova ka miqësi të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai sot ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka të drejtë kur thotë se i kanë SHBA-të në krahë pa marr parasysh çka ndodh, shkruajnë mediat serbe.
“Është e qartë se prapa çdo gjëje janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ishte një sekret i madh dhe ne nuk duhet të themi hapur. Ata kanë më shumë aleatë në Evropë. Ata janë shumë të fortë dhe Serbia nuk do të ndryshojë opinionin e SHBA. Ne nuk kemi asgjë tjetër për të bërë. Për këtë arsye ne duhet të orientohemi në fabrika, të ardhme dhe të fitojmë mençur. Të fitojmë ushtarakisht ndaj Amerikës as mos e çoni në mend”, ka thënë Vuçiq.
Sipas tij, Serbia megjithatë do të vazhdoj të luftoj për interesat e qytetarëve të saj.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...