Nëse protestoni mund të shkoni në burg, sidomos kur protestën tuaj e drejtoni nga kryeministri i vendit Edi Rama.
I tillë është fati i qytetarit nga zona e Astirit, i cili disa ditë më parë i lëshoi një këpucë kryeministrit Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit në ambientet e spitalit të Traumës, vizitë e cila u bë për të parë më nga afër oficerët e dëmtuar të policisë gjatë protestës që u zhvillua përballë parlamentit muajin e kaluar.
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë për shtetasin Iljaz Karitaj, personi që i lëshoi një këpucë kryeministrit, teksa ky i fundit fliste për median.
50 vjeçari ndodhej në ambientet jashtë spitalit të traumës në Tiranë dhe me të parë kryeministrin që po fliste, tentoi ta godasë me këpucë, një formë e protestës që shumë shpejt u “neutraliza” pasi dhjetëra force policie më pas e ndaluan dhe e futën në furgon.
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...