Tash e 40 vjet ka blerë vetë insulinën homologe lantus, pasi ky lloj i insulinës nuk gjendet në qendrat e mjekësisë familjare në Kosovë. Një pacient, emër i njohur për redaksinë, në kushte anonimiteti ka treguar për “Zërin” se për çdo muaj i drejtohet barnatoreve private që ta blejë këtë insulinë, e cila sipas tij po kushton deri në 10 euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
“Unë qe 40 vjet jam me diabet dhe përdori insulinën homologe lantus. Unë i kam blerë në barnatore private insulinat. Doktori më ka thënë se nuk bën t’i ndërrojë ato. Kam pasur problem me disa zëvendësime dhe nuk po e di së çfarë të bëj. Nuk ka në të shtetit askund. Unë i blej me para, 8 euro deri në 10 euro më kushton”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se për shkak të diabetit ndonjëherë duhet të marrë insulinë edhe me dozë më të lartë. “Një herë në muaj blej insulinë, mirëpo mjeku më ka thënë se kur të hipë insulina lart duhet të marr gjilpërën më të madhe. Mjeku më ka thënë se je shumë i dobët dhe duhet ta rris dozën e insulinës e ashtu duhet të vazhdoj”, ka thënë ai.
Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj