Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë se në të gjitha pikëpamjet Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave para Serbisë, Ukrainës e shtetve të tjera.
Kuçi në RTV Dukagjini ka thënë se do të jap dorëheqje pas premtimeve të bëra kohë më parë.
“Deri në votimin e ushtrisë do të mbetem deputet, por do të rishikoj pozicionin tim”, tha ai.
Deputeti i koalicionit qeverisës ka thënë se formimi i ushtrisë dhe arritja e një kompromisi për dialogun janë çështje më me rëndësi se liberalizimi i vizave.
“Unë do të mbajë qëndrimin tim, por data 14 dhjetor [votimi i ushtrisë] është shumë e rëndësishme”.
“Jam munduar të jem i përgjegjshëm me votuesit e mi dhe besoj se deri tani i tillë kam qenë…Nuk kam pasur asnjë aferë edhe në funksione tjera. Puna më e vështirë është ajo e kryetarit të komunës”.
Kuçi ka përsëritur se vizat nuk janë asgjë në krahasim me votimin e ushtrisë së Kosov⌂s, apo dialogun.
“Liberalizmi për mua është i parëndësishëm në krahasim me ushtrinë dhe përmbylljen e dialogut”, tha Kuçi, përcjell Telegrafi.
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...