Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me largimin e Alma Lamës nga pozita e ambasadorës së Italisë, duke thënë se ky është një shembull i keq dhe praktikë e dëmshme në jetën institucionale.
Mustafa përmes Facebook’ut ka bërë të ditur as presidenti Hashim Thaçi e as Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë arsye për këtë veprim dhe se çka fshihet prapa saj.
“Do të ishte institucionale dhe njerëzore që mos të luhet me fatin e njerëzve, të fëmijëve dhe familjeve të tyre. Sa kam qenë unë Kryeministër nuk kam lejuar të ndërrohen njerëzit mbi baza politike e klienteliste ,në mënyrë të tillë, pa marrë parasysh se nga e cila parti kanë qenë. Unë jam i bindur se zonja Lama në Romë ka përfaqësuar me dinjitet shtetin e Kosovës, e jo partitë politike. Por, po ashtu, se nuk u ka shërbyer individëve”, ka përfunduar Mustafa.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...