Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e mbështet Federatën e Shahut të Kosovës me 11 mijë euro.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu.
Në këtë takim, mes Ministrisë dhe Federatës u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare të Federatës së Shahut të Kosovës për blerjen e pajisjeve të shahut. Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e mbështet Federatën e Shahut të Kosovës me 11 mijë euro.
Ministri Gashi, pas nënshkrimit të memorandumit tha se “ky memorandum u nënshkrua bazuar në kërkesën e Federatës së Shahut për blerjes e pajisjeve me qëllim të zbatimit të politikave të sportit të Republikës së Kosovës në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe për realizimin e objektivave shtetërorë të ndërkombëtarizimit të sportit të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.
Ai po ashtu u shpreh i gatshëm që të vazhdoj në mbështetje të Federatës me qëllim të avancimit të sportit të shahut dhe të krijimit të kushteve të favorshme për sportistët të cilët merren me këtë sport, transmeton lajmi.net.
Ndërkaq kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu, falënderoi ministrin Gashi për realizimin e kërkesës së Federatës që të mbështetet financiarisht në blerjen e pajisjeve të shahut. Ai tha se “kjo mbështetje financiare ka rëndësi të madhe sepse ndikon shumë në lehtësimin e punës për të gjithë ata që merren me këtë sport”.
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...