Sonte në kuadër të festivalit “Prishtina International Theater Festival” në programin garues vjen shfaqja “Si e nëna si e bija” me regji të Jasmin Novljaković dhe me aktoret Mia Krajcar dhe Mirta Zečević.
Në konferencën e mbajtur sot të dy aktoret treguan për rrugetimin e kësaj shfaqje e deri te realizimi i saj. Ato gjithashtu potencuan se gjatë përgatitjeve të kësaj shfaqje kanë hasur në peripeti të ndryshme, kjo sepse historia që përmbanë kjo shfaqje ka të bëj me një temë të ndjeshme siq është ajo e nënës dhe bijës.
Aktorja, Mia Krajcar, e cila ishte edhe pjesë e edicionit të parë të PITF2018, gjatë konferencës tha se pret që kjo shfaqje të mirëpritet edhe nga audienca e Kosovës.
“Kjo storie ka të bëj me relacionin e nënës dhe të bijës, kjo sepse lidhja e tyre nuk është gjithmonë e artë. Nënë e godet atë dhe keqtrajton. Kjo ka të bëj me problemet që kanë nënat dhe fëmijet e tyre. Në një mënyrë kur ti sheh shfaqjen të kujtohet cdo relacion i mundur që ti mund ta kesh parë në mes të nënave dhe fëmijeve të tyre që nuk kan gjuhë të përbashkët. Unë shpresoj qe kjo shfaqje të ju pelqej edhe juve” tha ajo.
Ndërsa, Mirta Zečević, tregoi se idea për të organizuar një festival të teatrit në Kosovë i ka pëlqyer shumë. Ajo gjithashtu tha se është e habitur me të arriturat që AAB ka.
“Jam me të vërtetë e habitur për këtë universitet, është shumë i mirë dhe gjigand edhe pse është universitet privat, kjo se pengon aspak. Ju gjithashu posedoni edhe këtë teatër, kjo është diçka mahnitëse”, shtoi Zečević.
Kujtojmë se nata e katërt e festivalit “PITF” 2018, mbrëmë solli shfaqjen nga Bullgaria “Pula”, të regjisores Ana Bateva Edicioni i dytë i Teatrit Ndërkombëtar të Prishtinës, PITF2018, do të vazhdojë deri më 05 dhjetor në teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...