Komisionari për zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn ka thënë se vendimi i Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës pengon bashkëpunimin rajonal.
Kështu ka thënë ai pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin u takua gjatë ditës së sotme në Beograd.

Ndërsa, më vonë Hahn do të mbërrijë në Kosovë ku do të takohet me krerët më të lartë të vendit.
Ai ka paralajmëruar se gjatë këtij takimi do bëj thirrje për heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë.
“Takim i mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, ku diskutuam për vendimin e Kosovës për vendosjen futjen e tarifave mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila pengon CEFTA-n dhe bashkëpunimin rajonal. Ne ramë dakord për nevojë urgjente për de-përshkallëzim. Do t’iu bëj thirrje bashkëbiseduesve të mi në Kosovë për të zhbllokuar bashkëpunimin rajonal dhe të theksojë nevojën për t’iu rikthyer dialogut”, ka shkruar Hahn./
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...