Këtë të hënë parlamentare ku diskutohet për buxhetin dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm një propozim për t’u përshëndetur ka ardhur nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë për zerimin e TVSH-së për librat.
Erjon Braçe është shprehur se duhet një incentivë që në Shqipëri të lexohet më shumë, duke sugjeruar që TVSH-ja të hiqet për librat. Si kundërpërgjigje ka folur Ministri i Ekonomisë e Financave Ahmetaj, i cili i është përgjigjur negativisht propozimit duke folur për një tjetër taksë. Por ajo që ka rënë në sy është dhe votimi i kryeministrit.
Braçe: Do të jetë mirë që ne të nxisim krijimin e librarive të reja në qytetet tona. Nuk po flas për fshatin ku nuk e gjen dot kurrë një libër, por po flas edhe për qytete si Tirana, ku numri i librarive është me gishta. Dilni jashtë qendrës së Tiranës, ku do të gjeni vetëm salla llotosh e lojërash fati e nuk do të gjeni asnjë librari… lëre më në qytete të tjera. Prandaj propozoj që TSVH-ja të bëhet zero për librat.
Ahmetaj: Ne besoj e kemi zgjidhur këtë çështje me taksën zero për biznesin e vogël. Thënë kjo ne e kemi shërbyer këtë pjesë dhe në të njëjtën kohë ne tek TVSH po bëjmë reduktimin.
Ruçi: Hidhet në votim amendimi i zotit Braçe. Ju lutem Erjon ti e di rregulloren. Hapet votimit me elektronike
-Rama voton jo… 12 pro 47 kundër 15 abstenim, rrëzohet amendamenti.
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...