Të shumta janë reduktimet e energjisë elektrike ditëve të fundit në vend.
Padyshim se kjo gjendje është shqetësuese për të gjithë. Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it dhe të ZRRE-së.
Haradinaj ka thënë se reduktimet e energjisë elektrike janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos gjatë periudhës së dimrit.
Tutje kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme, në mënyrë që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike
Postimi i plotë:
Reduktimet e energjisë elektrike, janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit. Në takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it dhe ZRRE-së, kam kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike. Me këtë rast, u sigurova se Blloku B1 do të rifunksionalizohet dhe nga 15 dhjetori do të ketë normalizim të plotë në furnizim.
RH


Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...