Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburovic tha se nuk do të heqin dorë nga hetimet mbi rastin e vdekjes së politikanit Oliver Ivanoviç.
Kuburovic tha se përkundër mungesës së vullnetit të Prishtinës për zbardhjen e rastit, Serbia nuk do të ndalet.
“Bashkëpunimi është vetëm i një anshëm dhe është e qartë që vetëm Beogradi dëshiron që të gjendet dorasi.”, u shprehë ministrja Nela Kuborovic.
Ajo tha se autoritetet e Kosovës dërguan tetë letra Zyrën së Prokurorisë së Serbisë për Krimin e Organizuar për dërgimin e informacioneve dhe se Serbia iu përgjigj të gjithave.
Ndërsa Nela tha se Prishtina i është përgjigjur vetëm njërës nga tre letrat që autoritet serbe kanë dërguar.
Oliver Ivanoviç u vra në janar të këtij viti. Policia e Kosovës së fundmi mori një aksion ku arrestoi tre të dyshuar. I dyshuari kryesor Milan Radojçiq iku nga autoritet kosovare por u kap nga ato serbe që e morën në pyetje dhe e liruan.
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro