Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka deklaruar se institucionet e Kosovës nuk janë duke kryer punën e tyre për çka janë të zgjedhura dhe sa më shpejt që Kosova lirohet nga institucione të tilla, është më mirë.
Ai pas homazheve te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur edhe për përplasjet në mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit, Hashim Thaçi, ku tha se janë për keqardhje.
“Kjo është për keqardhje sepse institucionet e Kosovës nuk janë duke kryer punën e tyre për çka janë të zgjedhura. Këto përplasje janë jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën dhe për përpjekjet e popullit shqiptar që të integrohet ashtu siç i ka synimet dhe ashtu siç na ka trasuar rrugën presidenti Rugova. Këto institucione e kanë humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin për ta drejtuar vendin dhe sa më shpejt është më mirë që Kosova të lirohet nga institucione të tilla”, ka thënë Veliu
Nga aty, ai ka kërkuar që vendi të shkohet në zgjedhje, duke parë një gjë të tillë po ashtu të domosdoshme për vendin.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...