Kryetari i AKR-së dhe zëvendëskryeministri i Kosovës ka nderuar figurën e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Behgjet Pacolli ka thënë se sa më shumë i largohemi ditëvdekjes së Ibrahim Rugovës, aq më shumë ne që e adhuronim por dhe kundërshtarët e tij e ndjejmë nevojën për të.
Ky është postimi i plotë i Pacollit në ditëlindjen e 74-të të presidentit Rugova.
“Sa më shumë i largohemi ditëvdekjes së Ibrahim Rugovës, aq më shumë ne që e adhuronim, por dhe kundërshtarët e tij e ndjejmë nevojën për të, me idetë, frymën dhe vizionin rugovian. Gjithmonë e më shumë themi për problemet e mëdha: për këtë çështje, Rugova mendonte kështu! Kjo është përjetësia! Lavdi figurës së Arkitektit të Pavarësisë dhe Shtetësisë sonë!”.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...