Mustafa: Rugova ishte arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës
“Presidenti Ibrahim Rugova, ishte themeltar i shtetit të Kosovës, burri i madh i këtij vendi, vizionar, i mençur, burrë i urtë dhe me intelektin e pashoq, e udhëhoqi popullin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e këtyre aspiratave shekullore”, thuhet në njoftim përcjell lajmi.net.
“Rugova, padyshim ishte arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe bëri shumë miq të politikës botërore”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneriterin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova”, ka thënë Mustafa.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...