Shërbimi kufitar në Ukrainë tha se 100 rusë janë ndaluar të hyjnë në vend më 1 dhjetor.
Lajmi vjen një ditë pasi presidenti ukrainas Petro Poroshenko lajmëroi se meshkujt rusë të moshës 16-60 vjeçare do të ndalohen të hyjnë në Ukrainë gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme që do të zgjas 30 ditë.
Kjo lëvizje vjen pas eskalimit të tensioneve në mes të Kievit dhe Moskës pasi rojet bregdetare ruse kanë hapur zjarr mbi tre anije ushtarake të Ukrainës dhe ekipit të tyre në Krime, Gadishullin e Ukrainës që ishte aneksuar më 2014.
Zëdhënësi kufitar në Ukrainë, Andriy Demchenko, tha se shumica nga ata që do të kalonin kufirin, nuk kanë dhënë arsye të fortë për vizitën. Ai shtoi se disa nga ta nuk kanë poseduar edhe dokumentet e nevojshme për të kaluar.
Presidenti Poroshenko, tha se ky vendim është marrë për të parandaluar hyrjen e ushtrisë ruse në territor. Ministria e Jashtme e Rusisë ka fajësuar Qeverinë e Ukrainës për vendime të cilat dëmtojnë qytetarët e thjeshtë.
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...