Kryeministri Ramushi Haradinaj, ka marrë pjesë sot në aksionin e pastrimit në Dollc të Klinës.
Ai ka adresuar se ndotja e mjedisit duhet t’i përket të kaluarës, teksa ka shtuar se është momenti i ndërgjegjësimit që të mos dëmtohet vendi.
“Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” ka arritur në fazën përfundimtare. Këtë mëngjes, në Komunën e Klinës, së bashku me Gjeneralin John Boyd nga KFOR-i amerikan, iu bashkuam vullnetarëve në largimin e mbeturinave në njërën prej deponive ilegale përgjatë brezit rrugor në Dollc. Ndotja e mjedisit duhet t’i përket të kaluarës. Është momenti i fundit për ndërgjegjësim të të gjithë neve, që të mos e dëmtojmë vendin ku jetojmë. Imazhi i Kosovës jemi ne, njerëzit e saj dhe mund të jemi krenar vetëm në një mjedis të pastër”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.




Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...