Pas propozimit të ministrit Gashi, Qeveria e Kosovës muajin e kaluar mori vendim që këngëtares Nexhmije Pagarusha t’i njihet statusi i qytetares me
merita të veçanta për shkak të kontributit të saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe. Këtë vendim ministri Gashi ia dorëzoi sot këngëtares
Nexhmije Pagarusha gjatë vizitës që i bëri në banesën e saj.
Me këtë rast, ministri Gashi shprehu falënderim të veçantë për znj. Pagarusha duke thënë se “bilbili i këngës shqipe Nexhmije Pagarusha ka
dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena të njohura ndërkombëtare.
Po ashtu ai njoftoi se nga muaji i kaluar znj. Pagarusha kanë filluar t’i transferohen mjetet në baza mujore.
Ministri u zotua që do të vazhdoj të ndihmojë krijimtarinë e saj artistike duke ia bërë monografinë dhe njëkohësisht edhe kompleksin në Pagarushë,
pikërisht afër shtëpisë së saj.
Ndërkaq, këngëtarja Nexhmije Pagarusha falënderoi ministrin për kujdesin e tij në vazhdimësi ndaj saj dhe për iniciativën e marrë për mbështetje
financiare.
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...
Rritet konsumi i duhanit në Kosovë, shqetësim i madh te të r...
FIFA konfirmon një ndryshim të ri në rregullore para fillimi...