Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.
Rasti ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa para gjykatës dëshmitë i prezanton mbrojtja.
Në seancën e kaluar dëshmoi i akuzuari Mitko Peshov, ndërsa u dëgjuan edhe disa dëshmitarë tjerë të propozuar nga mbrojtja.
Procesin gjyqësor e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa aktakuzat i përfaqëson Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.
Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën penale “terrorizëm” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”, përcjell telegrafi. Maqedoni.
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!