Gjashtë të plagosur janë dërguar në spital, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar pas një sherri mes vëllezërve në varrimin e babait të tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Adiyaman të Turqisë, ku fillimisht në zënkë u përfshinë djemtë e të ndjerit Mehmet Ozer, e më pas edhe nipat e të afërm të tjerë.
Përveç grushteve e shqelmave, në zënkë u përdorën edhe thikat, ndërsa rregulli e qetësia u vendosën vetëm pas ndërhyrjes së policisë.
“Hurriyet” raporton se 86-vjeçari Mehmet Ozer kishte pasur një zënkë me të birin e tij Jakupin para 3 muajsh. Pas zënkës, ky i fundit kishte ndryshuar mbiemrin në gjykatë, dhe nga Ozer e kishte bërë Kaplan. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ai ishte paraqitur në varrimin e të atit këtë të mërkurë.
Por 4 vëllezërit e tjerë nuk e kanë mirëpritur vëllain dhe nipat që kishin ndryshuar mbiemrin duke nisur një zënkë që përfundoi me 6 plagosur. I ndjeri u varros vetëm pasi forcat e policisë vendosën qetësinë duke i dhënë fund zënkës.
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...