Në Gjilan është mbajtur festa e falënderimeve “Darka e Lamës”, në vigjilje të festës së 28 nëntorit, me pjesëmarrje të kryetarit Lutfi Haziri, deputetëve të Kuvendit të Republikës, pronarë të bizneseve e qytetarët.
“Sonte po bëhemi bashkë në sofrën tradicionale Darka e Lamës. Ne krenohemi sa i përket agroindustrisë. Ne kemi prodhime Made in Gjilan më shumë se krejt Kosova së bashku. Po bëhemi qendra kryesore e përpunimit të mishit, ushqimit dhe subvencionimet në sektorin e bujqësisë në Gjilan kanë kaluar shumën e mbi 1.5 milionë euro. Jam krenar me këtë të arritur dhe Zoti ua shtoftë bereqetin”, tha kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në hapjen e kësaj ngjarje.
Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka vlerësiar angazhimin e mbi 1 mijë lavërtarëve, 600 bletarëve e mbi 120 pemëtarëve.
“Krahas përpunuesve gjilanas, sot nderojmë prodhuesit vendor të cilët bartin barrën kryesore të vëshirqësive për arritjen e rezultateve. E vlerësojmë angazhimin e mbi 1 mijë lavërtarëve, 600 blegtorëve, 300 bletarëve, e mbi 120 pemëtarëve etj. Mbështetja e bujqëve në qeverisjen Haziri është modeli më unikat në krejt Kosovën. Kërkojmë nga qeveria e Kosovës dyfishimin e granteve për subvencioneve”, ka thënë Ramadani.

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...