Ish-kryetari i Veteranevë të Luftës së UÇK’së në Gjilan, Ahmet Daku, njëherit anëtar i Komisionit Shtetëror për Verifikimin Statusit të Veteranëve, është sulmuar sot në vendin e tij të punës nga një person nga fshati Uglar i Gjilanit.
Në një prononcim për portalin Pista.News, Daku ka thënë se është sulmuar me arsyetimin e sulmuesit se ‘pse nuk jam në listat e veteranëve’.
“Sot rreth orës 9:00, në vendin e punës si inspektor i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, jam sulmuar nga një person nga fshati Uglar, që për momentin nuk ia di emrin, me arsyetimin ‘pse nuk jam në listat e veteranëve’.
Ai ka insistuar që unë jam fajtor pse nuk është veteran”, ka thënë Daku.
“E kam njoftuar policinë, e kam dhënë deklaratën dhe sipas informatave, sulmuesi po mbahet në polici.
Unë deri sot e kam kryer punën time në mënyrën më të mirë të mundshme si anëtar i Komisionit Shtetëror për Verifikimin Statusit të Veteranëve, Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së.
Jam krenar me atë që kam bërë në Komisionin përkatës dhe duke qenë ushtar për mbrojtjen e atdheut në kohën më të rëndë”, ka deklaruar Daku për Pista.News.
Përndryshe, Ahmet Daku ka qenë epror i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Karadakut.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...