Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu po qëndron në Bruksel ku po mbahet takimi i nivelit të lartë për Ballkanin Përëndimor.
Deliu ka thënë se edhe deputetët e Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje për liberalizimin e vizave pas përmbushjes së kritereve nga ana e institucioneve kosovare.
“Në takimin e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Bruksel, kërkuam që pas përmbushjes së kritereve për liberalizim Kosova të trajtohet sikur shtetet e tjera të Rajonit.
Të njejtën gjë e konfirmuan edhe deputet të Parlamentit Evropian të cilët në adresimin e tyre bënë thirrje që vendet anëtare të përdorin të njëjtat standarde për Kosovën siç kanë qenë vitet e fundit për shtete të tjera, në të kundërten do të vihet në pikëpyetje kredibiliteti i BE-së” shkruan Deliu në Facebook./
Gresa Bakraqi e argjendtë në Kampionatin Evropian të shtetev...
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh