Në Gjykatën Penale në Shkup sot paradite me dëgjimin e bisedave të përgjuara filloi seanca gjyqësore për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.
Në seancën e sotme të pranishëm ishin Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski të cilët për këtë rast janë në arrest 30-ditor në burgun “Shkupi”, si dhe Gordana Jankullovska, Martin Portugjer dhe të akuzuar të tjerë
Në seancën e kaluar janë dëgjuan mbi 80 biseda në periudhën midis raundit të dytë dhe të tretë të zgjedhjeve lokale në vitin 2013.
Në fillim të seancës së kaluar Gjykata solli vendimin për ish kryeministrin Nikolla Gruevskin, i cili gjendet në arrati në Hungari, të gjykohet në mungesë.
Rasti ndodhet në procedurën e provave dhe deri tani janë dëgjuar rreth 950 biseda telefonike prej mbi një mijë të propozuara nga PSP-ja si prova materiale.
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...