Është rishfaqur pas shumë kohësh në Tiranë ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, për një vizitë private.
Por duket se për ish-diplomatin e lartë amerikan në Shqipëri gjërat nuk po shkojnë, ashtu siç kishte shpresuar gjatë kohës që ishte me detyrë këtu.
Gjatë një bisede në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel, mëngjesin e sotëm Arvizu ka rrëfyer përshtypjet, se si e ka gjetur Tiranën dhe Shqipërinë katër vjet pas përfundoi mandatin e tij, për t’i lënë vendin ish-ambasadorit Donald Lu.
Duke u ndalur në plagën e rëndë të emigrimit të qindra mijë shqiptarëve veçanërisht gjatë viteve të fundit, ai e komentoi këtë si një situatë të trishtë, e cila vjen më së shumti si pasojë e korrupsionit qeveritar.
‘Ky është një problem i madh. Kur isha këtu impresionohesha nga të rinjtë shqiptarë, gjimnazistët dhe kur takon njerëz me energji dhe inteligjencë, e ardhja është më e mirë.
Por nëse largohen është një problem i madh, kjo sepse ka shumë gjëra që nuk funksionojnë siç duhet, thjeshtë nuk funksionojnë. Ndoshta nga korrupsioni. Njerëzit frustrohen dhe largohen, në SHBA, Europë.
E ardhmja juaj është e trishtuar, e di që shqiptarët e duan vendin e tyre, pavarësisht sa të frustuar janë këtu. Detyrohen të largohen për një jetë më të mirë, por shpresoj të ndryshojë kjo gjë’, deklaroi ish-amabasdori Aleksandër Arvizu.
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...