Një nga personat që ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë në ish-bllok në 4 tetor është vetedorëzuar në policinë e Tiranës.
Ajaks Boshnjaku, i cili ka qenë i pranishëm në konfliktin e armatosur që ndodhi në lokalin në pronësi të Redi Popeskut ishte shpallur në kërkim si person që ka dijeni për këtë ngjarje ku mbeti i vrare Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Boshnjaku u vetëdorëzua mbrëmjen e së dielës në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku mbërriti i shoqëruar nga avokatja e tij, Olta Myftaraj.
Ajaks Boshnjaku është mik i komandos Mevjol Billo i cili është i dyshuari kryesor për shkëmbimin e zjarrit me viktimën dhe të plagosurit të cilët ishin miq me njëri-tjetrin.
Ndërkohë që policia vazhdon kërkimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje te rëndë mes të cilëve përveç Billos, ështrë edhe partneri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata.
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...