Taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës kundrejt produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ka acaruar edhe më shumë raportet me këto vende.
Madje, shteti serb ka marrë vendim që të gjitha mallërat evropiane që kanë destinacion Kosovës dhe anasjelltas të mos lejohen të qakullojnë rrugëve të saj, transmeton Indeksonline.
Kështu, në rrjetet sociale po qarkullon një hartë me anë të së cilës bëhet thirrje të mos kalohet kah rrugët e Serbisë, kjo pasi që këta të fundit kanë shtuar bllokadat.
Harta në fjalë, bënë thirrje që të zgjedhen rrugët e Shqipërisë, e të bojkotohet ajo serbe.
Kujtojmë faktin se janë bërë tash e sa dite që kur mallrave serbe u është vendosur taksa 100%, derisa kërkohet edhe fatura me mbishkrimin “Republika e Kosovës”.
Që pas këtij vendimi, nuk kanë munguar reagimet e shumta duke mos përjashtuar as ato të përfaqësuesve ndërkombetar.
Politikanët serb, duket të jenë tejet të mllefosur pas vendimit te qeverisë “Haradinaj”, derisa po të njëjtit kanë thënë se po shkelet marrëveshja e “CEFTA-s”.

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...