Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka quajtur propagandë lajmin e publikuar në mediat serbe, ku thuhet se zyrtarëve të lartë shtetëror të Serbisë, u ndalohet hyrja në Kosovë.
Hoxhaj në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se një liste e tillë nuk ekziston, të cilën e quan propagandë të stilit sovjetik, në raport me Kosovën.
“Një listë e tillë nuk ekziston dhe absolutisht nuk është e vërtetë! Është propagandë serbe e stilit sovjetik në raport me Kosovën!”, tha Hoxhaj për lajmi.net.
Hoxhaj po ashtu ka thënë se kjo vije si reagim pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia.
“Është një propagandë si reagim, pas vendim tonë shumë legjitim për vendosjen e taksës 100 për qind mbi importet serbe!”, tha Hoxhaj.
Gazeta beogradase “Novosti” ka publikuar një listë, që sipas tyre, zyrtarëve serb, duke filluar me kryeministrja Ana Brnabiq, pastaj ministrat e qeverisë dhe krerët e Parlamentit të Serbisë, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme”, ju ndalohet hyrja në Kosovë.
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...