Java e 13-të e Serie A e gjen Romën si mysafir të skuadrës së Udineses.
Giallorossët kanë regjistruar pesë fitore, katër barazime dhe tri humbje në 12 xhirot e para dhe me 19 pikë të grumbulluara mbajnë vendin e gjashtë në tabelë.
Pozita që dërgon në Ligën e Kampionëve, gjegjësisht vendi i katërt, mbahet nga rivali lokal, Lazio, që numëron 22 pikë.
Roma?—–Trieste?—–Udine?#ASRoma pic.twitter.com/wgVCHWkhcW
— AS Roma (@OfficialASRoma) November 23, 2018
Për këtë arsye, të zgjedhurit e Eusebio Di Francescos do të përpiqen të arkëtojnë pikë të plota ndaj Udines, skuadër që ka regjistruar vetëm dy fitore, ndërsa ka barazuar në tri ndeshje dhe i ka humbur shtatë të tjera.
Lojtarët e Davide Nicolas do të tentojnë të bëjnë paraqitje të mirë para tifozëve të vet.
Formacioni startues i Udineses: Musso, Wague, Ekong, Samir, Larsen, Mandragora, ter Avest, Fofana, De Paul, Pussetto, Lasagna.
Formacioni startues i Romës: Mirante, Santon, Fazio, Jesus, Kolarov, N’Zonzi, Cristante, Pellegrini, Kluivert, Schick, El Shaarawy. /Telegrafi/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...