Zëvendëskancelari i Austrisë, Heinz-Kristian Strache deklaroi se Austria do të propozojë një konferencë paqeje për të zgjidhur problemin me Kosovës dhe Serbisë.
Strache në një takim me përfaqësuesit e komunitetit serb në Austi nën moton “Së bashku për një të ardhe më të mire”, tha se siç e ka quajtur ai “problemi i Kosovës”, duhet të zgjidhet sepse pengon rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së dhe në të njëjtën kohë ndikon negativisht në stabilitetin dhe paqen në rajon, transmeton lajmi.net.
“Pa zgjidhjen e këtij problem, nuk ka pranim në BE,” është shprehur Strache.
Ai është shprehur i bindur se shkëmbimi i territoreve është e vetmja mënyrë për të kaluar më në fund problemin mes dy shteteve.
Strache tha se Austria si një vend i njohur në ndërmjetësimin e konflikteve, duhet të propozojë një konferencë paqeje për të zgjidhur këtë problem.
“Kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili ka kontakte të shkëlqyera me Prishtinën, duhet të ushtrojë ndikimin e vet atje, dhe unë, që përfaqësoj interes e serbëve, do ta bëjë këtë në Beograd,” tha Strahe.
Ai kritikoi reagimin e Prishtinës ndaj serbëve për refuzimit e pranimit në INTERPOL dhe shpjegoi se as ai nuk ishte për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, por ka pranuar se Viena ka votuar pro anëtarësimit pasi Kurt ka insistuar mbi të dhe se ekspertët kanë shpjeguar se kjo është e nevojshme për një luftë më të suksesshme kundër krimit ndërkombëtar.
Ai gjithashtu tha se ishte i bindur se Kosova nuk do të jetë në gjendje t ëfitojë shumicën e dy të tretave të kërkuara për pranim në Interpol.
Strache ka theksuar se do të kundërshtojë qartë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Duke shtuar kështu se pa Serbinë, e cila është një vend kyç në rajon, nuk është e mundur të zgjidhet ky problem.
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...