Ishte njëri prej lojtarëve që shënoi tre gola për Kosovën në Ligën e Kombeve.
Por, Benjamin Kololli e ka një veti interesante.
Ai pothuajse asnjëherë nuk ka folur për media duke dhënë ndonjë intervistë apo diçka tjetër.
Këtë veti mesfushori i Kombëtares se Kosovës nuk e bën vetëm me mediat shqiptare, ai kurrë nuk flet as me mediat e Zvicrës.
Dikush mund të thotë se a flet shqip ai, apo a di të flet, por në disa xhirime dhe video që ka postuar në rrjetet sociale shihet se është edhe një adhurues i madh i muzikës shqipe por edhe muzikës së huaj.

Gazetari i SuperSport Kosova, Arlind Sadiku tha pas ndeshjes së Kosovës kundër Azerbajxhanit se ka folur për një intervistë me Kolollin por ky i fundit i kishte thënë atij se nuk dëshiron që të flet për media.
““Benjamin Kololli më ka thënë se nuk dëshiron që të flas. Ai më ka thënë se nuk ka ndonjë arsye, por nuk dëshirë që të flas për media. Edhe për mediat zvicerane më ka thënë se nuk flet shpesh”, ka thënë Sadiku.
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...