Të enjten e katërt të nëntorit në SHBA, festohet “Dita e Falënderimeve”, e cila këtë vit karakterizohet nga i ftohti në verilindje dhe nga trafiku akoma më i rënduar se zakonisht.
Shoqata Amerikane e Automobilëve vlerëson se 54.3 milionë amerikanë do të udhëtojnë me makinë për të paktën 80 kilometra, shifra më e madhe që prej vitit 2005.
Megjithë festa vijon, presidenti amerikan Donald Trump ka shumë pak dëshirë që të falënderojë dhe ka vijuar sulmet e tij ndaj mediave, duke I akuzuar se e bëjnë përgjegjës për trafikun në vigjilje të “Ditës së Falënderimeve”.
“Thjesht nuk mund të fitohet me lajme false, një lajm i madh është që duke shtyrë me forcë dhe duke ulur çmimin e karburantit, njerëzit udhëtojnë dhe në këtë mënyrë kam shkaktuar trafik në kombin tonë të madh. Kërkoj ndjesë”, – ironizon presidentit me qëllimin e dukshëm që të nënvizojë koston e ulët të karburantit.
Çmimet e benzinës janë ulur në 0.6 dollarë për litër, 25 cent më pak krahasuar me Tetorin. Më herët Trump theksoi nivelin e ulët të çmimit të karburantit, duke falënderuar Arabinë Saudite për këtë, pasi konfirmoi aleancën e ngushtë me Rijadin, pavarësisht vrasjes së gazetarit disident Jamal Khashoggi.
Ndërkohë, celebrimi i “Ditës së Falënderimeve” është dita më e rënduar sa i përket pikëpamjes së trafikut automobilistik.
Abdixhiku për tragjedinë në Malishevë: Lutemi që familja të ...
Prindërve të 5-vjeçarit u zgjatet paraburgimi edhe për dy mu...
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...