Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ ishte i vogël për të përmbushur kërkesat e mëdha të tifozëve të Kosovës për të ndjekur nga afër sfidën finale në grupin 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve kundër Azerbajxhanit.
Është raportuar se afër 13 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në këtë ndeshje, që përfundoi me fitoren 4:0 për Kosovën.
Flamuj, mesazhe të ndryshme e brohoritje të pandërprera përshkruajnë këto 90 minuta të paharruara për Kosovën.
E paharruar do të jetë edhe ngjyrosja e fytyrës me ngjyrat e Kosovës e bëra nga dy tifozë ‘Dardanë’.
Është fotografi Sefer Aliqakaj që ka shkrepur një nga dhjetëra fotografitë më të mira që janë shkrepur në natën historike për futbollin e Kosovës.

Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë