Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon sot Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, ku përveç pjesës ceremoniale do të ketë edhe raportime nga ministrat e Qeverisë së Kosovës.
Sipas agjendës fjalë hyrëse do të mbaj Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovë, Trina Hoti; përfaqësuese e fëmijëve, Nataliya Apostolova, kryesuese e zyrës së BE-ë në Kosovë, Duda Balje; kryetare e komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, Mexhide Mjaku, kryetare e Grupit të grave deputete (GGD), Murat Sahin; kryesues i zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe Ahmet Kryeziu; drejtor i zyrës së Save the Children në Kosovë.
Gjithashtu gjatë shënimit të kësaj dite do të raportojnë Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Uran Ismajli; ministër i Shëndetësisë, Skender Reçica; ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ekrem Mustafa; ministër i Punëve të Brendshme, Abelard Tahiri; ministër i Drejtësisë, Habit Hajredini; drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit (ZKM/ZQM) dhe Mentor Borovci; drejtor i Zyrës ligjore/ Zyra e Kryeministrit (ZL/ZQM). Pas raportimeve do të ketë edhe diskutim të hapur.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...