Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, për vitin 2019, adreson një fond prej 10 miliardë e 854 milionë lekë në mbështetje të zhvillimit prioritar rural në Shqipëri.
Ministria e Bujqësisë bën të ditur se krahasuar me vitin e kaluar është në të njëjtin nivel por duke marrë parasysh që dikasteri i Bujqësisë, nuk do të ketë më në kompetencë të saj përgjegjësinë e administrimit të sektorit të ujërave, (shpenzimet për administrimin e ujrave shkonin në 60 milionë lekë), rezulton se burimet financiare janë shumë herë më të larta këtë vit sesa vitin e kaluar.
Buxheti i vitit 2019 parashikon të ndahet në tre drejtime kryesore: shpenzime operative me vlerën 177 milionë lekë, investime të brendshme 247 milion lekë dhe investime të huaja në vlerën 3 miliardë e 92 milion lekë.
Investimet e huaja janë më të larta pasi këtu përfshihen fondet IPARD, por edhe një nga veprat më të rëndësishme të këtij viti, që është programi i mbështetur nga Banka Botërore për zonën e Lushnjes, Fierit, Divjakës por edhe në jug të vendit. Ky është një projekt ku bëhet fjalë për 23 milionë euro investime, thekson ministria e Bujqësisë. /ATSH
“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip” R...
Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e ...
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...
Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri ë...
“Kosova e re” dhe “Centrali me gaz”, Hoti: Dështimi i këtyre...
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...