Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë telashe të mëdha me taksistët ilegalë që operojnë nëpër rrugët e kryeqytetit.
Ndërkohë, kur këta të fundit vazhdojnë të justifikohen me numrin e vogël të inspektorëve, një numër i madh i tyre vazhdojnë të qarkullojnë lirshëm në qytet. Ndërsa, vetëm 400 prej tyre gjatë këtij viti u janë shqiptuar gjoba. Qytetarët për këtë gjendje fajësojnë inspektoriatin e Komunës së Prishtinës.
Tollovia në trafik dhe numri i madh i veturave po shkakton kokëçarje për këmbësorët e në veçanti për personat me aftësi të kufizuara.Infrastruktura jo e duhur po e pamundëson lëvizjen e tyre të lirë, ku jeta e kësaj kategorie po vazhdon të bëhet edhe më e vështirë.Për Naim Hajdarin, nga Prishtina, hall i madh është edhe si të lëviz në trotuare.
Sipas tij edhe hapësira e cila është e dedikuar për këmbësorë po zihet pikërisht nga taksistë ilegalë.Fajtor për këtë gjendje, ai bën Inspektoriatin, pasi që sipas tij ata nuk janë duke kryer punën e tyre siç duhet.
Ky nuk është qytetari i vetëm, i cili ankohet për taksitë ilegale. Për Muhamet Rracin, prania e tyre, po e bllokon tërësisht qarkullimin në qytet. Mirëpo, sipas tij ata janë të detyruar të dalin të punojnë
Vetëm gjatë vitit të kaluar, Inspektoriati i komunës së Prishtinës ka inicuar rreth një mijë lëndë drejt gjykatës. Mirëpo, hiç më mirë nuk ka qenë gjendja as gjatë këtij viti.
Udhëheqës i sektorit të rendit komunal në Drejtorinë e Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Alban Ymeri, ka treguar për Kosova Press se gjatë këtij viti janë shqiptuar 400 gjoba për taksitë ilegal.E gjoba për taksistët ilegalë është 800 euro. Siç tha Ymeri kërkesat janë shumë të mëdha për leje për taksi. Por, sipas tij komuna e Prishtinës e ka të pamundur që të legalizojë të gjithë.
Vështirësi në vete sipas tij është numri i vogël i inspektorëve, ku në total, siç tha ai, janë 25. Megjithatë, ai e pranon se për shkak të taksive ilegale Prishtina është duke u ngulfatur, e madje çdo ditë ka problem në qarkullim.
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në lin...