Kështu shkruan gazeta serbe “Novosti” duke iu referuar burimeve të saja, sipas të cilave presidenti serb, Aleksander Vuçiq e ka refuzuar menjëherë këtë opsion, transmeton lajmi.net.
Sipas këtyre burimeve, Vuçiq e ka konsideruar këtë si një kërkesë absurde dhe se ka kërkuar tërheqjen e Prishtinës nga vendimi për taksën e importit.
Zyrtarë nga Beogradi kanë parlajmëruar edhe më parë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë shtesë ndaj produkteve serbe, mund të çojë në ndërprerjen e dialogut.
Takimi i fundit i dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksander Vuçiq ishte ai i 8 nëntorit në Bruksel./
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...
Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri ë...
“Kosova e re” dhe “Centrali me gaz”, Hoti: Dështimi i këtyre...
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...