Gjiganti në Serie A, Juventusi thuhet se është duke shpresuar që Manchester United të eliminohet sa më shpejtë që është e mundur nga UFEA Liga e Kampionëve në mënyrë që të rriten shanset e tyre për të nënshkruar me Paul Pogban.
Tashmë nuk është sekret që Juventusi ende okupon një vend të veçantë në zemrën e Paul Pogbas dhe se reprezentuesi francez do të dëshironte të rikthej te kampioni i Italisë në të ardhmen, transmeton portali arbresh.info.
‘Gazeta dello Sport’ thotë se eliminimi i Manchester United nga Liga e Kampionëve do t’i ndihmonte Juventusit që t’i afrohet nënshkrimit me mesfushorin gjatë merkatos së muajit janar të transferimeve.
Gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu që agjenti Mino Raiola është duke u përpjekur për të larguar Pogban nga gjiganti në Old Trafford.
Pogba kishte thyer rekord botëror të atëhershëm me largimin nga “Zonja e Vjetër” për rikthim te “Djajtë e Kuq” për një tarifë prej 100 milionë euro.
Por, problemet e trajnerin Jose Mourinho pas zënkave mes tyre në disa raste kanë bërë që Pogba të mendojë për të ardhmen e tij./arbresh.info/
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...