Ministri i Tregtisë dhe Industrisë: Derisa Serbia e Bosnja ta trajtojnë Kosovën si shtet, 10 për qindëshi nuk largohet!

14:12 | 17 Nëntor 2018
A Z

Masa e 10 për qindëshit ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës vazhdon të jetë në fuqi. Ky rekomandimi për masë tarifore ndaj shteteve në fjalë u bë nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endri Shala.

Shala në një intervistë për  lajmi.net ka folur me gjërësisht në lidhje me vendosjen e kësaj mase.

Ministri ka thënë se arsyeja kryesore për takstën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës është ajo ekonomike.

“Propozimi im drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e kësaj mase, arsyet janë ekonomike, i kam sqaruar edhe në propozimin tim para ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nuk besoj që ka nevojë me hyrë në detaje pasi të gjithë e dinë sa pengesat Serbia dhe Bosnja e Hercegovina po i shkaktojnë Kosovës, bizneseve të Kosovës dhe me këto pengesa po e dëmtojnë zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, ka thënë Shala.

Ministri ka folur edhe sa është paraparë që të zgjasë kjo masë tarifore, prej 10 për qind, ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Gjithashtu, sipas ministrit masa duhet të vazhdojë dhe nuk do ta kishte përkrahë qeverinë nëse do të kishte vendosur të largojë deri sa të arrihet efekti i paraparë.

Mirëpo, sesi po i sheh ministri reagimet nga Bashkimi Evropian, Serbia, Bosnja e Hercegovina, por edhe shtetet tjera

 

Shpërndaje në rrjete sociale