Kancelarja gjermane më në fund ka realizuar një premtim të dhënë më parë, duke vizituar kështu qytetin linor të Chemnitz, që ka përjetuar protesta shumë të mëdha kundër emigrantëve.
Demonstratat në gusht u zhvilluan pasi një burrë, identifikuar si Daniel H nga mediat lokale, thuhet se kishte origjinën kubane, vdiq pasi u godit me thikë gjatë një argumenti, transmeton portali arbresh.info
Në Chemnitz, Merkel ka folur në prani të 130 mediave lokale dhe pika kryesore e debatit ka qenë situata politike në Gjermani.
Opozita kryesore për momentin në Gjermani është AfD, e cila është e njohur për temat e saj anti-emigracion dhe e cila përkrahet nga esktemistët e djathtë.
Kjo parti gjithashtu ka qenë kundër politikave të Merkelit në vitin 2015, kur vendin e “vërshuan” rreth 1 milionë refugjatë nga Lindja e Mesme./arbresh.info/
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin