Make upi në ditë me diell krijon probleme edhe për gratë më me përvojë në këtë drejtim, aq më tepër për nënat e reja që janë gjithmonë duke vrapuar.
Rregulli i parë është që të zgjidhni krempudrën e përshtatshme për fytyrën tuaj, së bashku me kremin hidratues me faktor mbrojtës.
Aplikoni fillimisht hidratuesin e më pas krempudrën.
Kujdesuni që krempudra të mos jetë në sasi të madhe e grumbulluar në vijat që krijojnë mimikat apo rreth syve. Për të shmangur gabimet, më mirë përdorni sasi të vogël.
Në fund, nëse dëshironi mund të vendosni edhe pak pudër pluhur.
Produktet rezistente ndaj ujit janë më të këshillueshme.
Për ngjyrën e tonit të syve, duhet të mendoni në sinkron me ngjyrën e flokëve. Një ton të errët për flokë brune dhe pak më të zbehtë për bjonde.
Për të krijuar idenë e syve të mëdhenj, përdoreni rimelin dy herë.
Për buzët mund të zgjidhni ose një shkëlqyes ose një ngjyrë të kuqe, por produktet duhet të kenë përbërës vajin për t’i bërë ballë diellit.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...