Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi tha se ARKEP nuk ka pranuar zgjatje të afatit për përdorimin e kodeve tjera, por vetëm të 383.
‘Me fillimin përdorimit vetëm të kodit +383, IPKO konsideron se mund të ketë humbje komerciale, ndërsa VALA nuk ka investuar në rrjetin e saj”, tha Gashit sot në RTK3.
Sipas tij afati i implementimit ka qenë 18 muaj. “Ne konsiderojmë se operatorët kanë pasur mundësi të implementojnë kodin 383. Deri më 15 janar 2019 kanë kohë të implementojnë vendimet. Pas kësaj date do të ketë dënime në mënyrë automatike”, tha ai.
Gashi tha se do të ketë dënime nga 10 mijë euro, por ato mund të shkojnë deri në 150 mijë euro. “Ka edhe masa drastike, ku mund të ketë edhe revokim të licencës”, tha ai
Arsenali hyn në histori me një rekord negativ në finalen e L...
Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit...
Costa para vizitës në Kosovë dhe rajon: Angazhimi ndaj Ballk...
Kryediplomati shqiptar arrin në Presidencë, pritet nga Haxhi...
Haradinaj nis ditën në Drenicë: Vatër e atdhedashurisë dhe h...
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...