Majlinda Bregu ka nënshkruar kontratën si Sekretare e Përgjithshme në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal.
Ish- ministrja e integrimit në qeverinë e PD, Bregu, përmes një statusi në rrjetin social Bregu shkruan se në këtë kohë sfidash , me mbështetjen e vendeve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor do të bëhet e mundur kalimi i këtyre sfidave.
“Kohë sfidash pa dyshim, por që me mbështetjen e vendeve të BE, ato të Ballkanit Perëndimor si dhe në stafin e përkushtuar të RCC, s’ka asnje shans që të mos ecim para. Faleminderit Goran Svilanović për RCC që pashë sot dhe që do ta drejtoj prej Janarit të ardhshëm. Nevoja për Europën është e fortë ndaj dhe duhet vëmendje më e madhe në rajon për të mos lënduar e cënuar pritshmëritë e askujt.”

Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...