Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka bërë shtatë pyetje në drejtim të presidentit, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit bëri të ditur takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Pyetjet e Krasniqit kërkojnë përgjigje konkrete rreth fazës finale të negociatave me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, shkruan arbresh.info.
Këto janë pyetjet e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.
Gjatë ditës, vetë presidenti Thaçi bëri të ditur takimin me Putinin.
“Me presidentin rus Putin, u përqendruam për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Për këtë temë, Putini ishte i qartë. ‘Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë,” ka shkruar Thaçi në Facebook./arbresh.info/

Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave