Presidenti i Kosovës ka thënë se Donald Trumpi e mbështetë marrëveshjen e mundshme me Serbinë. Por, askund s’e ka përmendur se Shefi i Shtëpisë së Bardhë e përkrah edhe ndryshimin dhe korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka njoftuar se mbrëmë ka pasur një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin ka folur për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Mbrëmë kisha një takim shumë të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Presidenti Thaçi bashkë me liderë të vendeve botërore po qëndron në Paris, ku po mbahet ceremonia e përkujtimit të 100 vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit në mes Francës dhe Gjermanisë, armëpushim ky që më vonë solli përfundimin e Luftës së Parë Botërore, më 11 nëntor 1918.
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...