Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh sot nga qyteti bregdetar i Vlorës se, ndonëse ka pasur një negociatë të vështirë për të finalizuar kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i këtij aeroporti.
“Vitin e ardhshëm do të fillojë puna për ndërtimin e aeroportit në Vlorë. Brenda këtij mandati ne do ta bëjmë Vlorën me aeroport, padiskutim”, – deklaroi Kryeministri gjatë një takimi me qytetarë të Vlorës, ku prezantoi buxhetin e vitit 2019, që i adresohet financimit të projekteve për zhvillimin e infrastrukturës.
Duke u fokusuar tek investimet në infrastrukturë, Kryeministri shprehu bindjen se ky zhvillim në Vlorë është fillimi i një stadi të ri progresi që gjeneron më shumë mirëqenie, shërbime, të ardhura ekonomike dhe punësim. /ATSH
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...