Sheshit “Shqiponja” te ish-Dogana në Tiranë, nga sot i ngelet vetëm emri. Simboli identifikues, i saj, Shqiponja, është hequr.
Kjo ka ndodhur sepse në këtë zonë ka nisur puna për ndërtimin e një prej segmenteve të Unazës së Madhe të Tiranës. Në vendin ku deri tani qëndronte “Shqiponja” është parashikuar të ndërtohet një mbikalim për automjetet.
Shqiponja u vendos në këtë shesh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Në ceremoninë organizuar për këtë rast morën pjesë kryeministri i kohës Sali Berisha dhe ish-kryebashkiaku Lulzim Basha. Vepra e artit me lartësi dhjetë metra u realizua nga artisti Albi Çifligu me kontribut financiar të familjes Destani nga Tetova, shkruan syri.net.


Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...